Merkel: Nuk shohim ndryshim qëndrimi nga Rusia, por do vazhdojmë bisedimet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin në Samitin e Italisë, nuk ishte arritur asnjë marrëveshje në përmirësimin e gjendjes në Ukrainë."Nuk shoh ndonjë gjë të re deri tani", tha Merkel, pasi ajo dhe udhëheqës të tjerë europianë u takuan me Putinin dhe homologun ukrainas, Petro Poroshenko."Por do të vazhdojmë të të bisedojmë. Pati progres në disa detaje, por çështja kryesore këtu është se Rusia vazhdon të dhunojë integritetin territorial të Ukrainës", shtoi Merkel.Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti francez, Fransua Hollande.Të katër udhëheqësit, u takuan në një hotel në qendër të Milanos, pasi ishin takuar edhe më parë gjatë ditës me kryeministrin Italian, Mateo Renci dhe atë britanik, Devid Kameron.Sipas një zëdhënësi të Kremlinit, takimet ishin të vështira dhe të karakterizuara nga mosmarrëveshjet.Perëndimi vazhdon të imponojë sanksione ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë në fillim të vitit dhe mbështetjen që po i jep lëvizjes separatist pro-ruse në lindje të Ukrainës, çka ka risjellë në mendjen e njerëzve Luftën e Ftohtë të shekullit të kaluar.Europa i frikësohet problemeve të mëdha gjatë dimrit nëse Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz të Ukrainës për shkak të faturave të papaguara.Deri tani, nga konflikti në Ukrainë kanë humbur jetën më shumë se 3600 njerëz e megjithëse Putini ka deklaruar në fillim të javës se trupat ruse pranë kufirit me Ukrainën do të tërhiqeshin, zyrtarët perëndimorë duan të shohin prova të qarta që kjo po ndodh.