Mjeku nga Teksas me ebola, rasti i dytë në SHBA

Një mjek në spitalin që trajton pacientët me ebola në Teksas është infektuar me virusin vdekjeprurës, duke u bërë kështu rasti i dytë me ebola në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi është bërë i ditur nga Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore, ku  në deklaratë thuhet se mjeku ka rezultuar pozitiv pas disa testeve paraprake. Sipas deklaratës,  mjeku ka pasur temperaturë të lartë natën e premte dhe më pas ishte izoluar menjeherë për t’iu nënshkruar testeve të nevojshme."Ne e dinim që një rast i dytë me ebola mund të ndodhte dhe ishim të përgatitur për këtë”, - thotë David Lakey, kreu  i shërbimit shëndetësor.Personi i parë i diagnostikuar me Ebola në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte një qytear i infektuar në Liberi, Thomas Eric Duncan, i cili vdiq në një repart izolimi në  spitalin e  Dallasit  më  8 tetor, 11 ditë pasi u shtrua për trajtim. Qeveria e SHBA ka urdhëruar kontrollin e  udhëtarëve nga vendet e Afrikës Perendimore, në 5 prej aeroporteve amerikane.Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit të ebolas ka shkuar në 4,033,  nga 8399 raste në shtatë vende.Sipas  Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  Liberia është vendi më i prekur, me 2,316 viktima, e ndjekur nga Sierra Leone me 930 të vdekur, Guinea me 778 viktima,  Nigeri 8 dhe një i vdekur  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.