Kanada, gjendet trupat e katër foshnjeve në një magazinë
Në një kompleks magazinash në Uinepeg të Kanadasë janë gjetur trupat e katër foshnjeve të vdekura, një lajm ky që ka shokuar banorët e rajonit dhe të gjithë Kanadasë.Autoritetet vendase madje raportuan se trupat e foshnjeve, që mendohet se janë të një moshe mjaft të re, ishin aq të dekompozuar sa konfirimin për numrin e saktë mund ta jepnin vetëm pas autopsisë.Policia mbërriti në kompleksin e magazinave pas një telefonate nga një punëtor. Testet për identifikimin e trupave ende nuk janë kryer, por paraprakisht nuk duket se trupat kanë lidhje me foshnje të raportuara të humbura më parë.Zëdhënësi i policisë, Erik Hoflei, tha për mediat vendase se ngjarja ishte më shumë se tragjike, pasi trupat ishin të foshnjeve të një moshe mjaft të vogël.Nuk është ende e qartë se sa kohë kanë kaluar trupat në magazinë dhe policia nuk mund të thotë ende se po hetimet janë për vrasje. Gjithsesi edhe magazinimi i mbetjeve njerëzore është një veprim i paligjshëm.