Boshnjakët votojnë të ndarë me pak shpresë për ndryshim

Boshnjakët kanë nisur votimin sot për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Shpresa është ndryshimi pozitiv pas trazirave të shkurtit, ku qindra persona protestuan të zgjënjyer nga sistemi politik. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet në paqe, vendi dominohet ende nga çështje dhe problematika të identitetit dhe shtetësisë.Me disa fytyra të reja në fletën e votimit, votuesit nuk presin ndonjë ndryshim të madh dhe elita politike shihet gjerësisht e korruptuar dhe e paaftë për reformimin e sistemit etnik.  Ndarja e pushtetit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, mjerisht ka provuar paaftësinë  për të udhëhequr vendin në rrjedhën Evropiane.“Asgjë nuk pres. Madje më keq do të bëhet, ata vetëm mashtrojnë nerëzit. Votova vetëm për të përmbushur detyrën time si qytetar, asgjë më shumë.Pritshmëritë e mia janë zero. Po votoj si një kutribut të vogël ndaj vendit tim dhe normalisht mes dy të këqiave,  kam zgjedhur atë më të voglën” – shprehen qytetarët.Skena politike në Bosnje mbetet e fragmentuar, me partitë politike të ndara etnikisht dhe  me vizionet e papajtueshme të tyre për të ardhmen e vendi. Udhëheqësit e serbëve të krishterë e ortodokse duan  shkëputje, kroatët katolikë thonë kërkojnë njësinë e tyre brenda Bosnjës dhe boshnjakët myslimanë duan një shtet të fortë e të bashkuar.Afërsisht 3.3 milionë votues do të zgjedhin mes kandidatëve për 518 poste në të gjashtë nivelet e qeverisë, përfshirë presidencën tre-palëshe, parlamentin kombëtar, dy parlamentet rajonale, 10 asambletë e kantoneve dhe një tjetër në lagjen 'neutrale ' të Berckos.