Abbott përballë me Putin për rënien e avionit “Malajzia Airlines”

Kryeministri i australisë Tony Abbott deklaroi sot se në Samitin e ardhshëm të g20 do të përballet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin,  për rrëzimin e avionit të “Malajzia Airlines” dhe vrasjen e shtestave autralianë.Abbott, një ndër kritikët më të ashpër të Rusisë në lidhje me këtë çështjet, pas akuzave se avioni është qëlluar nga militantët pro-rusë, të furnizuar me armë ruse, tha se ai nuk ka fuqi të ndalojë pjesmarrjen e Putin në Samitin e javës së ardhshme, por premtoi se do të përballet ashpër me të.“Absolutisht, unë do të përballem me të, betohem që po dhe do t’i them: Autralianët u vranë nga rebelet e mbështetur nga rusët. Kjo gjë na ka shqetësuar shumë dhe kërkojmë të bashkëpunoni në procesin e  hetimeve penale.  Nëse vërtetohet se Rusia është e implikuar, lë të marrë përgjegjesitë dhe të përballet me drejtësinë” – tha Abbott.Boeing 777 u rrëzua në korrik të këtij viti në lindje të Ukrainës dhe të gjithë pasagjerët, - 298 gjithsej, - humbën jetën. Në bordin e avionit mh17 ndodheshin 28 autralianë. Hetimet në zonën e rrëzimit të avionit janë pezulluar, pasi luftimet bëjnë të pamundur punën e hetuesve hollandezë.