Blackwater kërkon 20 miliardë dollarë për zhdukjen e ISIS-it
Nëse qeveria amerikane nuk dëshiron të dërgojë forca tokësore për të luftuar kundër grupit të militantëve islamikë, le t’ja lërë këtë punë kompanive private. Kështu ka deklaruar themeluesi i kompanisë së sigurisë private "Blackwater".Erik Prince, fondamentalist i krishterë dhe miliarder, i cili momentalisht po udhëheq një biznes të ri në Afrikë, deklaron se nësë mblidhet ekipi i vjetër nga "Blackwater", shumë shpejt do të përgatisin për goditje dhe sulme, një brigadë, që sipas tij do të ishte një forcë tokësore e nevojshme për shkatërruar Shtetin Islamik, i cili ka marrë tërritore të mëdha në Siri dhe Irak.Në deklaratat e tij për mediat amerikane, Prince ka thënë se në aksion duhet të futen kontraktuesit privatë, të cilët kanë gjasa më të mëdha për të "kryer punën", ndërkohë që njëkohësisht do të evitohej problemi i opinionit publik negativ lidhur me ofensivën tokësore.Ai ka ftuar republikanët që të angazhohen për këtë në Kongresin e SHBA. Ai ka llogaritur se për këtë operacion do të mjaftonin 20 miliardë dollarë. Instituti i Pavarur për Vlerësime Strategjike dhe Buxhetore (CSBA) ka publikuar vlerësimin e shpenzimeve amerikane në luftën kundër IS-it në Irak dhe Siri.Sipas këtij instituti, operacionet amerikane deri më 24 shtator kanë kushtuar nga 780 deri në 930 milionë dollarë.Oranews.tv