Turqia s’arrin të fitojë vend në Këshillin e Sigurimit në OKB
Turqia nuk arriti të fitojë një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas votimit të vendeve anëtare. Pesë vende u votuan për Venezuelën, Angolan, Malajzinë, Zelandën e Re dhe Spanjën; dy të fundit mposhtën Turqinë për të përfaqësuar Perëndimin.Turqia ka qenë nën presion ndërkombëtar për të ndihmuar në luftën kundër Shtetit Islamik në kufirin e saj pikërisht në qytetin Kobani. Përpos lobimit të madh në mesin e 193 vendeve anëtare të OKB-së, Turqia humbi me Spanjën, e cila fitoi raundin e tretë të balotazhit në votimin e dytë për vendet perëndimore, kurse Zelanda e Re fitoi raundin e parë me 145 vota.Sipas mediave turke, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka deklaruar se “nuk mund të braktisim parimet tona për një votë më shumë në këshill”. Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, deklaroi se vota pro tregon kredencialet e Zelandës së re, vend që sipas tij shihet si ndërmjetësues i ndershëm. Ndërkohë, Venezuela u votua si përfaqësuese e Amerikës Latine, pas kundërshtimit të SHBA-së në 2006-n. Venezuela ka marrëdhënie partneriteti të fuqishme me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Sirinë, në një farë mënyre, armiq të Shteteve të Bashkuara.Oranews.tv