Vazhdojnë luftimet për kontrollin e Kobanit
Vijojnë luftimet e ashpra në Kobani që në orët e para të së dielës, pasi militantët e shtetit islamik morën nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit ditët e fundit. Forcat kurde, të cilat mbrojnë Kobanin, kërkojnë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA të rrisë edhe më shumë sulmet ajrore ndaj ektremistëve islamikë, të cilët kanë forcuar kontrollin e tyre mbi qytetin sirian, në kufi me Turqinë.Monitoruesit e luftës civile siriane deklaruan se forcat kurde do të përballen me humbjen e pashmangshme të Kobanit, në qoftë se Turqia nuk hap kufirin e saj për të lejuar kalimin e armëve. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA ka përshkallëzuar sulmet ajrore ndaj shtetit islamik në rajonin e Kobanit, i njohur gjithashtu si Ayn al-Arab, rreth katër ditë më parë.Grupi kryesor kurd i armatosur, YPG, tha në një deklaratë se sulmet ajrore kishin shkaktuar humbje të rënda në shtetin islam, por ditët e fundit nuk kanë qenë shumë efektive. Militantët silamikë kanë rrethuar qytetin në lindje, jug dhe perëndim, që do të thotë se e vetmja rrugë e mundshme e kurdeve për t’u furnizuar me armatime, është kufiri më turqinë në veri.Turqia nuk i është përgjigjur ende kritikave të Staffan de Mistura, i cili tha se i trembej një masakre të ngjashme me atë të Srebrenicës në vititn 1995 në Bosnjë. Udhëheqësit kurdë në Siri i kanë kërkuar Ankarasë të mundësojë krijimin e një korridori nëpërmjet Turqisë, për të lejuar ndihmë ushtarake dhe furnizimet drejt Kobanit, gjë e cila deri tani nuk është bërë nga ana e Turqisë.Ndërkohë të paktën 45 vetë mbetën të vranë në shpërthimet në Bagdad dhe rrethinat e saj rurale. Dyshohet se pas sulmeve me bomba fshihen militantët e shtettit islamik, pasi rregullisht ata kanë synuar zonat Shiite te bagdadit .