Shpërthejnë përleshjet në Hong Kong, grupet anti-protestuese shembin barrikadat

Kinë - Qindra persona të paidentifikuar, disa prej tyre me maska, u përpoqën të thyejnë barrierat e protestës, në zemër të Hong Kongut, duke u konfrontuar me protestuesit, të cilët kanë pushtuar rrugët për dy javë me radhë. Dëshmitarët okularë dhe policia gjithashtu konfirmuan se personat e maskuar sulmuan një të moshuar, duke i përshkruar ata si gangsterë.Police try to stop a masked anti-Occupy Central protester as he attempts to remove road blocks set up by pro-democracy protesters in the Central financial district in Hong KongDëshmitarët thonë se sulmuesit u përpoqën t’iu marrin fotot protestuesve, pasi dyshojnë se në aparatet e tyre ka skena kompromntuese. Një nga protestuesit thotë se i moshuari u godit shumë rëndë në kokë. Ndërkohë policia ka nisur kontrollin e kartave të identitteti dhe gjithashtu kontollin fizik, ndaj disa personave që ishin mbledhur në shesh.Sot policia ka nisur heqjen e barrikadave, duke u përpjekur të largojë protestuesit nga rrugët e qytetit. Oficerët e rendit thanë se qëllimi i këtij veprimi ishte lehtësimi i trafikut dhe zhvillimi i aktivitetit normal të punës dhe administratës.Shumë protestues mbajnë maska dhe syze për t’u mbrojtur nga përdorimi i mundshëm i gazit lotsjellës nga ana e policisë. Shoferët e taksive dhe përfaqësues të  biznesit, të cilëve iu  është prekur seriozisht puna  nga demonstrata, kanë dhënë afat deri të mërkurën në mbrëmje për heqjen e të gjitha barrikadave, por nuk kanë thënë se si do të reagojnë nëse kjo nuk ndodh. Protestuesit në Honk Kong kërkojnë zgjedhjje të lira në 2017.A office worker rushes to join pro-democracy protesters as they attempt to reinforce their barricades, as anti-Occupy Central protesters try to remove the road blocks, in the Central financial district in Hong Kong