Cikloni Hudhud shpërthen në bregun lindor të Indisë, të paktën tre të vdekur

Cikloni  Hudhud goditi bregun lindor të Indisë të dielën. Erërat arritën , deri në 195 kilometra në orë, duke shkulur  pemë dhe duke dëmtuar shumë ndërtesa. Tre persona kanë humbur jetën deri tani, ndërkohë që evakuimet kanë qenë masive në të gjitha zonat e prekura.Një ndër qytetet më të goditur është Visakapatnam, me dy milionë banorë dhe gjithashtu me një nga portet më të mëdha në vend. Pemët e rëna dhe rrënojat janë shpërndarë nëpër rrugët e qytetit që vendasit i thonë Vizag.Departamenti Meteorologjik i Indisë  parashikon një rritje të stuhisë prej 1-2 metra mbi baticë të lartë, që mund të rezultojë në përmbytje të mëdha. Kjo do të bëjë që cikloni Hudhud  të klasifikohet në kategorinë e katërt, i aftë për të shkaktuar dëme "katastrofike".