Turqia lejon kalimin e i kurdëve të Irakut, SHBA ndihma nga ajri
Turqia do të lejojë luftëtarët kurdë nga Iraku që të kalojnë kufirin me Sirinë dhe të ndihmojnë bashkëkombasit e tyre në betejën ndaj militantëve të ISIS. Lajmin e konfirmon Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çaushollu.Ai shtoi se bisedimet për detajet ishin duke u kryer ende, por nuk dha informacione të mëtejshme. Dhjetra-mijëra kurdë nga Kobani janë larguar muajt e fundit ndërsa luftimet për zotërimin e qytetit vazhdojnë .Deri më tani Turqia nuk kishte pranuar të lejonte luftëtarët kurdë që të kalonin kufirin për të luftuar pasi pretendon se kanë lidhje me Partinë Kurde, e cila shihet nga Ankaraja si organizatë terroriste pas përleshjeve prej disa dekadash për më shumë autonomi për kurdët që jetojnë brenda territorit kurd.Duket se intensifikimi i luftimeve, duke bërë që mortajat të kalojnë edhe anën turke të kufirit, kanë sjellë këtë ndryshim qëndrimi nga ana e qeverisë turke.Nga ana tjetër, Komanda Qëndrore e Shteteve të Bashkuara, njoftoi se forcat amerikane kanë furnizuar nga ajri forcat kurde me armë, municione dhe pajisje mjekësore.Këto ndihma janë të parat të këtij lloji dhe pasojnë disa javë të sulmeve ajrore, të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja. Sulmet ajrore kanë ndihmuar që militantët e Shtetit Islamik në Kobani të zmbrapsen.