Pako të dyshimta në tre konsullata në Stamboll

Autoritetet turke kanë nisur hetimet të premten pasi konsullatat kanadeze, gjermane dhe belge në Stamboll kanë marrë pako me një pudër të verdhë të paidentifikuar ende."Zarfi që mbante një substancë të verdhë po ekzaminohet sipas procedurave ligjore", u tha në një deklaratë të Agjencisë Turke për Parandalimin e Katastrofave. Një punonjës i konsullatës kanadeze edhe e ka prekur substancën e dyshimtë ndërsa gjashtë të tjerë janë ekspozuar ndaj saj dhe janë dërguar në spital për ekzaminime.Në konsullatën gjermane në Stamboll thanë se kishin marrë një e-mail ku u kërkohej që të largoheshin menjëherë nga godina.Oranews.tv