Rusia: Deklaratat e kreut të ri të NATO-s, aspak optimiste
Moska zyrtare është shprehur se deklaratat e Shefit të ri të NATO-s nuk rrisin shpresat për një përmirësim të shpejtë të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Aleancës ushtarake. Në fakt, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Jens Stoltenberg, shihet gjerësisht si më i butë në fjalorin e tij ndaj Rusisë krahasuar me parardhësin e tij Anders Fogh Rasmussen.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Alexander Lukashevich, pasi dekrlaroi seRusia e ka lënë derën hapur për dialog me Ukrainën, shtoi, duke specifikuar se është i sinqertë, se deri tani deklaratat e Stoltenberg nuk janë aspak optimiste."Janë veçanërisht të rrezikshme deklaratat se Rusia papritmas nuk është më një partner, por një kërcënim i cili duhet luftuar nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Si një e tërë, marëdhënia mes Rusisë dhe NATO-s është zvenitur dhe mendoj se do të jetë e vështirë për t’u rivendosur.Konflikti në Ukrainë ka çuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit në nivelin e tyre më të ulët që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe kur Bashkimi Sovjetik u shemb më shumë se 20 vjet më parë.Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë imponuar sanksione ndaj Rusisë për shkak të krizës në lindje të Ukrainës dhe nga ana tjetër Moska ka ndaluar importet ushqimore të Perëndimit. Përpos këtyre zhvillimeve, Rusia mohon armatosjen e separatistëve prorusë në Ukrainë, gjë për të cilën akuzohet nga fuqitë perëndimore.ar.sh/Oranews.tv