Rreziku nga IS, kreu i NATO-s në Turqi, Erdogan kërkon krijimin e një zone sigurie

Turqi - Sekretari i përgjithshëm i  NATO-s Jens Stoltenberg është takuar me udhëheqësit turq të enjten, teksa luftëtarët e shtetit islamik kanë  konfiskuar më shumë se një  të tretën e qytetit kufitar sirian, Kobani, pavarësisht sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA.Ndërkohë në këtë situate, forcat turke janë pozicionuar aty pranë, por pa ndërhyrë për shkak të situatës delikate me kurdët e turqisë, të cilwt kanë dekada që luftojnë për më shumë të drejta.Kreu i ri i NATO-s u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrin Ahmet Davutoglu.Ankararaja ka pranuar se SHBA-tw kanë rritur prezencën e tyre, në konfliktin me shtetin islamik, por kërkon sulme tokësore, për të cilat Pentagoni ka deklaruar se për momentin nuk janë një opsion i mundshëm.Në takim, Erdogan ka kërkuar që koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA të zbatojë një zonë sigurie, në kufirin me Sirinë për të parandaluar fluturimet siriane në Turqi dhe gjithashtu për frenimin e emigrantëve sirianë që zbarkojnë çdo ditë në tokën turke.Por Stoltenberg tha se krijimi i një zone të sigurt brenda Sirisë nuk është diskutuar nga NATO. Megjithatë, ai pranoi se militantët në tre javë kanë përparuar dhe kanë shkaktuar viktima.Ndërkaq sot u kryen edhe ceremonitë mortore për 10 ushtarët e vrarë kurd, në luftën ndaj militantwve islamikë në Kobani. Vajtuesit në provincë juglindore të Surucit, kënduan parulla dhe tundnin flamujt e kreut militant kurd, Abdullah Oçalan.Në lidhje me protestat e kurdëve brenda Turqisw, Erdogan tha se protestuesit kanë shfrytëzuar ngjarjet në Kobani si një justifikim, për të sabotuar procesin e paqes.