Çmimi Nobel për Paqen 2014, ja disa prej kandidatëve

Sipas testamentit të lënë nga Alfred Nobel, Çmimi për Paqen duhet t'i jepet atij personi që ka "bërë maksimumin ose punën më të mirë të mundshme për vllazërinë përmes kombeve dhe për ruajtjen dhe promovimin e paqes". Edhe pse bota ka njohur shumë pak vite paqeje para dhe pas vdekjes së tij, fituesi i shpallur nga Komiteti Norvegjez i Nobelit gjithmonë ka shkaktuar polemika. Ndiqni profilet e disa prej kandidatëvePapa FrançeskuEmri i kardinalit argjentinas, Horge Bergoljo ishte fare pak i njohur jashtë vendit të tij deri pak ditë pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI. Pak vetë prisnin që jezuiti modest të shpallej Papë kur kardinalët u mblodhën për të votuar. Por më 13 mars 2013 ai doli para publikut në Sheshin e Shën Pjetrit dhe zgjodhi emrin Françesku, duke u bërë kështu i pari jo-europian prej mëse 1300 vitesh që bëhej Papë. Që prej fillimit të papatit të tij ai u zotua që të rikthente përultësinë te Kisha. Në meshën përuruese ai i bëri thirrje për të mbrojtur të varfërit dhe ambjentin. Për të mbajtur profiling e ulët të Kishës, ai theu traditën gjatë javës së parë të shenjtë, duke kryer meshën e së enjtes së shenjtë në burgun e Marmos, ku laud he puthi këmbët e 12 të burgosurve duke përkujtuar kështu veprimin e Jezusit ndaj 12 apostujve para se të vdiste. Gjatë papatit të tij, ai ka kërkuar vazhdimisht arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, madje në maj 2014 vizitoi edhe Izraelin dhe territoret palestineze, pa harruar të ndalonte edhe në lumin Jordan, ku të krishterët besojnë se është pagëzuar Jezusi. Ai do të mbahet mend në Shqipëri për vizitën njëditore që kreu në vendin tonë, ku vlerësoi harmoninë dhe tolerancën fetare. Me qasjen e tij të çlirët dhe me vendosmërinë për të luftuar padrejtësitë, ai është bërë majft popullor në të gjithë globin.Bill KlintonIsh-presidenti amerikan, Bill Klinton, është ndoshta kandidati më popullor mes shqiptarëve për të fituar Çmimin e këtij viti, për shkak të rolit të luajtur nga administrate e tij gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve '90. Klinton ka punuar gjithmonë për zgjidhjen e konlfikteve, duke filluar që me atë në Lindjen e Mesme. Në vitin 1993, ai arriti që të bënte kryeministrin izraelit, Jizak Rabin dhe liderin palestinez, Jaser Arafat, të shtrëngonin duart në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtëngim duarsh vulosi edhe firmosjen e marrëveshjes së paqes arabo-izraelite. Ai realizoi edhe dy takime të tjera gjatë presidencës së tij mes Arafitit dhe liderëve izraelitë. Klinton ishte gjithashtu në rolin e ndërmjetësit edhe në luftën e Bosnjes, duke u bërë sigurisht pjesë e palëve që firmosën marrëveshjen e paqes në dhjetor të vitit 1995. Ai kujtohet edhe për rolin pozitiv të luajtur për paqen në Irlandën e Veriut, duke ndihmuar në arritjen e marrëveshjes mes protestantëve dhe katolikëve në vitin 1998. Pas përfundimit të presidëncës, Klintoni u përfshi në shumë aktivitete humanitare. Ai ka punuar përkrah ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, për të rritur vëmendjen mbi viktimat e SIDA-s në vend. Në vitin 2002 ai themeloi lëvizjen "Klinton/HIV/AIDS" në përpjekje për të negociuar për uljen e çmimevetë ilaçeve. Në vitin 2005 u themelua Nisma Golbale Klinton e cila organizon samite të përvitshme filantropike me liderët botërorë për të gjetur zgjidhje mbi problemet kryesore me të cilat përballet bota.Ban Ki-MunSekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, mori detyrën në 14 dhjetor 2006 dhe u zotua menjëherë se do të ishte një ndërmjetës i zellshëm mes kombeve dhe se do të drejtonte me dinamizëm dhe guxim organizatën. Si ish-ministër i jashtëm i Koresë së Jugut, Ban Ki-Mun u zgjodh në detyrë nga këshilli i sigurisë prej 15 anëtarësh i OKB-së, duke u bërë kështu kreu i parë aziatik i organizatës pas 35 vitesh. Si fëmijë e një familje fermerësh, i lindur në vitin 1944 ndërsa gadishulli Korean po çlirohej nga pushtimi japonez, Ban Ki-Mun bëri karrierë në politikë pasi përfundoi si i pari i klasës studimet universitare. Ai ka kryer gjithashtu edhe një Master në administrim publik në Universitetin e Harvardit. Karriera e tij si diplomat e ka bërë të vizitojë vende të ndryshme të botës dhe puna e tij ka ndihmuar Korenë e Jugut që të shndërrohet nga një vend i varfër në motor të ekonomisë aziatike. Si diplomat në vendin e tij, ai ndërmori pak hapa të gabuar. Që kur ka marrë detyrën në OKB, ai është përballur me çështje të rëndësisë globale, si varfëria, zhvillimi ekonomik, kërcënimet nga armatimet bërthamore, si dhe gjendja në Lindjen e Mesme. Që prej janarit të vitit 2012, ai ka nisur mandatin e dytë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i OKB-së.Eduard SnoudenIsh-spiun amerikan, tashmë në arrati, Eduard Snouden, u bë i njohur në botë pasi zbuloi sekretet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, të njohur si NSA, spërfshi përgjimet ndaj mediave të ndryshme si gjigantja britanike, The Guardian, dhe asaj amerikane, The Ëashington Post. Gjatë një video të tij në vitin 2013, Snouden tha se nuk mund të qendronte i heshtur pas atyre që kishte parë. "Kur sheh gjëra të tilla rregullisht, e kupton se janë abuzime dhe duhen bërë publike, për t'u gjykuar nga publiku dhe jo rrogtarët e qeverive", tha ai. Zbulimi i sekreteve të NSA ngriti dyshime të mëdha për privatësinë. i frikësuar se mos e arrestonin në Hong Kong, Snouden shkoi në Rusi në 23 qershor të vitit të kaluar dhe qendroi në aeroportin e Moskës për gjashtë javë ndërsa kërkonte azil politik në Ekuador. SHBA bëri të pavlefshme pasaportën e tij dhe ushtroi presion të madh ndaj shteteve që të mos e pranonin kërkesën e tij për azil. Edhe pse Nikaragua, Venezuela dhe Bolivia u vetëofruan për ta strehuar, ai nuk udhëtoi pasi i frikësohej ndalimit të avionit gjatë udhëtimit. Pas shumë diskutimeve juridike, më 1 gusht 2013 Snouden fitoi azil të përkohëshëm njëvjeçar në Rusi, ndërsa në gusht të këtij viti i dha një leje qendrimi trevjeçare. Veprimet e tij janë kritikuar por edhe vlerësuar mjaft. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar vitin e kaluar për përvetësim të pronës shtetërore dhe presidenti Barak Obama ka thënë se Snouden kishte mënyra të tjera për të shprehur shqetësimin e tij.Helmut KohlArkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, Helumt Kohl, me një doktoraturë në hsitori, u fut edhe vetë në librat e historisë gjermane si kancelari i parë që arriti të ribashkonte vendin dhe si një prej themeluesve të Bashkimit Europian dhe monedhës euro. Roli i tij ishte vendimtar në ditët e vështiraqë sollën shembjen e murit të Berlinit në nëntor 1989 dhe ribashkimin e Gjermanive pikërisht më 3 tetor 1990. Duke i dalë kundër edhe disa prej aleatëve perëndimorë, Kohli arriti të ribashkonte dy Gjermanitë pothuajse plotësisht sipas kushteve të tij, duke qetësuar francezët, britanikët dhe sovjetikët të cilët ishin të ndjeshëm ndaj nacionalizmit gjerman. Në vitin 1998 ai u shpall qytetar nderi i Europës nga krerët e shteteve të kontinentit për punën e tij në integrimin dhe bashkëpunimin mes vendeve. Pasi la detyrën si kancelar, Kohl qendroi si deputet i thjeshtë në parlament por u përfshi në një skandal një vit më vonë për fonde të padeklaruara që kapinin shifrën e 1 milionë dollarëve. Në vitin 2002 ai u largua zyrtarisht nga politika, një vit pasi bashkëshorjta e tij, Hanelor, kreu vetëvrasje. Shtatë vjet më pas, ai u martua sërish, me partneren 43-vjeçare, Maike Rihter.Malala JusafzaiAktivistja Malala Jusafzai, ishte vetëm 16 vjeç, kur u emërua vitin e kaluar për të fituar Çmimin Nobel. Këtë vuit ajo rikthehet sërish si kandidate si aktiviste e arsimit. Ajo është njohur botërisht si simbol i rezistencës ndaj përpjekjeve të talebanëve në Pakistan për të mohuar të drejtat e femrave. Në fillimet e saj ajo krijoi një blog ku shpjegonte jetën nën sundimin e talebanëve dhe indiferencën e qeverisë pakistaneze. Në tetor 2012 autobuzi që po çonte Malalan dhe shoqet e saj në shkollë u sulmua nga talebanët dhe ajo u qëllua në kokë dhe qafë. Ajo u kurua në Pakistan, deri sa Emiratet e Bashkaura Arabe siguruan një avion ambulancë, që e transportoi për tu kuruar në Britani ku një pjesë e kafkës së saj u zëvendësua me platin. Ajo i mbijetoi sulmit dhe festoi 16-vjetorin duke mbajtur një fjalim mallëngjyes në asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Për punën e saj në mbrojtjen e të drejtave të femrave ajo mori në shtator 2013 çmimin e Nismës Globale Klinton në një ceremony në Nju Jork.Oranews.tv