Situatë e tensionuar në Kashmir, luftime në kufirin Indi-Pakistan

Vazhdojnë luftimet mes Indisë dhe Pakistanit në Kashmir, territor i pretenduar nga të dy shtetet.Që kur nisi shkëmbimi i zjarrit një javë më parë në krahinën me shumicë myslimane, kanë humbur jetën tetë indianë dhe nëntë pakistanezë.Kashmiri, një zonë mjaft pjellore në malet Himalaja, prej kohësh ka krijuar tension në juglindje të Azisë.Kryeministri indian, Narendra Modi, deri tani ka thënë se luftimet do të përfundojnë shpejt mes dy vendeve që zotërojnë edhe armatime bërthamore."Kryeministri po monitoron me kujdes atë që po ndodh në kufirin me Pakistanin dhe jemi të kënaqur me raportimet që po marrim nga forcat ushtarake që kemi atje", tha Ministri i Brendshëm indian, Ranxhat Sing.Të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën se kanë sulmuar civilë dhe kanë prishur marrëveshjen e paqes që është arritur që prej vitit 2003. Më shumë se 20 mijë civilë indianë kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në shkolla dhe kampe.Edhe pse ka pasur disa herë shkëmbime zjarri përreth kufirit që ndan praktikisht më dysh krahinën, denduria e të shtënave dhe numri i viktimave në civilë është i pazakontë.Që kur kanë shpallur pavarësinë nga Britania në vitin 1947, India dhe Pakistani janë përfshirë në dy luftra madhore për të marrë kontrollin e Kashmirit.