Simboli i protestave kthehet në art, bota shumëngjyrëshe e Hong Kongut
Protesutesit në Hong Kong kanë transformuar rrugët e qytetit në një galeri të improvizuar ku po shfaqen vepra arti të frymëzuara politikisht nga ai që u quajt revolucioni i çadrave.Gjatë pothuajse dy javëve që sutendët dhe aktivistët e shoqërisë civile bllokuan rrugët e qytetit për të kërkuar më shumë reforma demokratike, ata përdorën çadrat për t'u mbrojtur nga gazi lotsjellës i policisë.Më pas, pamjet e çadrave dhe fjongove të verdha që ata mbanin në krah janë publikuar kudo ku shprehej mbështetja për ta.Përveç pikturave e posterave të shumtë që kanë dekoruar qendrën e qytetit, është një statujë gjigante e ndërtuar me dru të ricikluar.Skulptura tregon një njeri që mban në duar një çadër të verdhë dhe është bërë një prej pikave që po tërheq më shumë turistë në qytet."Tashmë nuk është më revolucion. Çadra kishte kuptimin e rezistencës ndaj forcës së paarsyeshme të policisë, por tani artisti e ka shndërruar në një shfaqje. Për mendimin tim, çadra tani po mbron godinat qeveritare, jo më protestuesit", tha Tina So, ish-bankiere e kthyer në artiste.Qyteti tashmë duket më i qetë krahasuar me skenat e dhunës dhe përleshjeve mes protestuesve dhe foracve të policisë, por materialet e mbetura nëpër rrugë janë përdorur nga artistë nga gjithë Hong Kongu, që kanë mbërritur për të shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit.Të premten liderët e studentëve pritet që të takohen me përfaqësues të qeverisë rajonale në përpjekje për të ulur tensionet, edhe pse ata kanë pak shpresa për të gjetur zgjidhje.