Shpërthime në zonat shiite në Jemen e Irak, dhjetra viktima nga sulmi

Të paktën 40 vetë kanë humbur jetën kur një person hodhi veten në erë në një lagje të kryeqytetit të Jemenit, ku ishin mbledhur mbështetës së lëvizjes Shiite, Huti.Dëshmitarët okularë konfirmuan numrin e viktimave të sulmit vetëvrasës edhe pse televizioni zyrtar i lëvizjes pretendon se viktimat ishin 32.Shpërthimi erdhi vetëm pak orë pasi përfaqësues të lëvizjes opozitare Huti u takuan me Presidentin e vendit Abd-Rabu Mansur, për të diskutuar mbi emërimin e kryeministrit Ahmed bin Mubarak, i cili nuk pëlqehet prej tyre.Një polic që po ruante degën e një banke vendase tha për Reuters se personi i cili kishte lidhur lëndën plasëse si rrip iu afrua grupimit të njerëzve dhe nuk u pikas nga forcat e sigurisë.Deri tani asnjë grupim nuk ka marrë përsipër sulmin, por Al-Kaeda ka kryer sulme të tilla në të shkuarën për të goditur pjesëtarët e sekteve Shiite, të cilët i konsideron si heretikë.Një ditë më parë, një makinë ka shpërthyer në një rrugë kryesore të një qyteze pranë Bagdadit, duke vrarë 19 persona dhe plagosur 39 të tjerë.Bomba shpërtheu përballë stacionit të policisë dhe disa restoranteve e bareve në lagjen e popullsisë Shiite në qytetin Sadër, ndërsa njerëzit po vazhdonin me festimet e Kurban Bajramit.Shpërthimi ishte i dyti brenda dy ditëve, pasi një tjetër makinë bombë shkaktoi vdekjen e 21 personave në lagjen Al-Mashtal të Bagdadit.Zakonisht bombat shpërthejnë në lagjet kryesore të kryeqytetit irakian, ku edhe banon popullsia me shumicë Shiite.Për sulmet e fundit asnjë grup nuk ka marrë autorësinë, por autoritetet vendase mendojnë se janë kryer nga militantë të Shtetit Islamik.