Protestat në Hong Kong, Qeveria të premten takim me studentët

Kinë- Qeveria rajonale e Hong Kongut do të mbajë një takim zyrtar me përfaqësues të studentëve protestues ditën e premte.Lajmin e dha Lau Kong-Uah, zëvendës drejtori i Zyrës për Çështjet Kushtetuese, në një konferencë për shtyp. Ai gjithashtu konfirmoi se takimet përgatitore ishin kryer.Nga secila palë nuk do të ketë më shumë se pesë përfaqësues dhe vendi i takimit nuk është caktuar ende. Paraprakisht është rënë dakord se takimi do të zhvillohet vetëm nëse vendi i takimit është neutral, dhe plotësohen kushtet e sigurisë rreth godinës ku ai do të kryhet.Në takim do të diskutohen tema si baza kushtetuese dhe legjislacioni në lidhje me zhvillimet politike në vend. Lau shtoi se qeveria ka sugjeruar që takimi të ndahet në dy seanca.Por edhe pse rrugët e Hong Kongut ishin më të qeta në mengjes, duket një atmosferë zhgënjimi. Disa përfaqësues të grupimeve studentore thanë se nuk ishin të kënaqur me kushtet paraprake të qeverisë për të nisur bsiedimet.Megjithatë ata janë tërhequr nga rrugët dhe që prej të hënës ka rifilluar aktiviteti normal."Mendoj se studentët po bëjnë gjënë e duhur, duke kërkuar më shumë demokraci. Unë jam i zhgënjyer nga qeveria", thotë një 60-vjeçar banor i Hong kongut.Pekini është në dyshim për lejimin e reformave demokratike në ishull, pasi i shqetësohet ngritjes së pretendimeve të tilla edhe nga krahinat problematike si Tibeti dhe Xinjiangu.Deri tani qeveria qendroe komuniste e ka quajtur protestën si të paligjshme, por ia ka lënë në dorë qeverisë rrajonale që të gjejë zgjidhje.