Rasmussen i jep lamtumirën stafit të NATO-s
Kreu i NATO-s Anders Fogh Rasmussen i dha lamtumirën selisë së aleancës të premten, pasi mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm po i afrohet fundi. Detyra e Rasmusen zyrtarisht përfundon në fund të muajit, i cili do të zëvendësohet nga ish-kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg më 1 tetor.I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anne-Mette, Rasmusen vendosi një kurorë me lule gjatë një ceremonie ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të Aleancës dhe oficerë ushtarakë në Bruksel. Rasmusen mori detyrën si sekretar i 12 i përgjithshëm i NATO-s në gusht të vitit 2009.Ai udhëhoqi NATO-n gjatë forcimit të mbrojtjes së saj kolektive në 2014, por edhe në kohë të vështira, si rritja e agresivitetit të Rusisë në Ukrainë, apo konfliktet e gjera dhe të ashpra në lindjen e mesme. Gjatë mandatit të tij, gjithashtu drejtoi misionin e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë në Afganistan. Në vitin 2011, ai drejtoi edhe misionin e OKB për të mbrojtur popullin e Libisë kundër sulmeve.Ndërkohë pasardhësi i Rasmusen Stoltenberg është mirëpritur nga presidenti Rus Vladimir Putin, i cili deklaroi për mediat vendase në muajin prill, se të dyja palët kanë marëdhënie shumë të mira. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s janë në pikën e tyre më kritike që prej Luftës së Ftohtë pas aneksimit të krimesë nga ana e moskës.