Pas vrasjes së turistit, Franca vlerëson mundësinë e sulmeve ndaj IS-it në Siri

Francë - Franca ka lënë hapur mundësinë për t’iu bashkuar, sulmeve ajrore në Siri, vetëm disa orë pas ekzekutimit të një turistit francez nga grupi militant islamik në Algjeri, që u hakmor për veprimet ushtarake të saj kundër Shtetit Islamik.Franca kishte përjashtuar në mënyrë të përsëritur se nuk do të merrte pjesë në sulmet ajrore në Siri, vend në të cilin Shteti Islam ka bazën e fuqisë së tij.Franca i trembej faktit se sulmet kundër militantëve nuk do të linin hapësirë që forcat e armatosura të Presidentit Bashar Al-Asad të vepronin, gjë që do ta bënte të vështirë luftën kundër militantëve islamikë. Por vdekja e turistit francez Herve Gourdel, të cilit iu pre koka vetën 24 orë pas ultimatumit ndaj Francës, e ka bërë Parisin të shfaqet më i vendosur dhe agresiv.Ministri i Mbrojtjes franceze Jean-Yves Le Drian, në një konferencë për mediat franceze deklaroi: " Ne tashmë kemi një detyrë të rëndësishme në Irak dhe do të shohim në ditët e ardhshme se si do të evolojë situata.Çështja është në tryezë".Javën e kaluar, Franca u bë qeveria e parë e huaj që u bashkua me Shtetet e Bashkuara për sulme ajrore në Irak kundër Shtetit Islam ndërsa, përsa i përket Sirisë, Franca kishte deklaruar se do të kontribuonte vetëm me armë dhe trajnime, por jo me sulme ajrore.Oranews.tv