Kryeministri Irakian: IS po planifikon të godasë metrotë në Nju Jork e Paris

Shërbimet sekrete të Irakut kanë zbuluar një komplot të militantëve të Shtetit Islamik që do të kryhej në SHBA dhe Francë.Kryeministri i vendit Haider al-Abadi tha se militantët do të sulmonin sistemin e metrove amerikane dhe atë të kryeqytetit francez. Al Abadi shtoi se nuk ishte i sigurtë nëse sulmet do të ishin të menjëhershme, por tha se këto të dhëna u ishin marrë militantëve të arrestuar të ISIS në Irak.Duke folur në godinën e OKB-së në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme, Haider al-Abadi tha se detajet e siguruara nga shërbimet sekrete irakiane dukeshin të besueshme.Kryeministri i Irakut tha se këtë informacion ia kishte komunikuar Presidentit të SHBA, Barak Obama. Por zyrtarë të lartë amerikanë thanë se ata nuk ishin në dijeni të asnjë sulmi ne sistemin e metrove.Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Kaitlin Hajden, tha se nuk është konfirmuar një plan i tillë dhe se informacionet e dhëna nga partnerët irakianë do të rishikohen edhe njëherë përpara se të arrihet në përfundimin final."Ne i marrim seriozisht kërcënimet dhe gjithmonë bashkëpunojmë për të konfirmuar informacionet e ofruara, - tha ajo. - Sigurisht që jemi të fokusuar në çështjen e luftëtarëve të huaj që luftojnë me ISIS, siç tha edhe Presidenti amerikan një ditë më parë," - nënvizoi Hajden.Shteti islamik ka pushtuar një zonë të madhe në Siri dhe Irak muajt e fundit dhe liderët perëndimorë kanë shprehur shqetësim për sulme të militantëve në vendet e tyre.Oranews.tv