Militantët islamikë vrasin mbrojtësen e të drejtave të njeriut, Samira Saleh
Irak - Militantët e ISIS-it kanë rrëmbyer dhe kanë vrarë të hënën një avokate dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut në një shesh publik të Mosulit. Kështu njofton zyrtarisht Qendra për të Drejtat e Njeriut në Irak.Samira Saleh al-Naimi ishte e njohur si një mbrojtëse e të varfërve dhe kritike e hapur ndaj ISIS-it. Ajo u rrëmbye nga një grup burrash të maskuar, në shtëpinë e saj, javën e kaluar, pas komenteve që kishte bërë duke i konsideruar militantët "barbarë".Qendra për Të Drejtat e Njeriut e ka dënuar në mënyrë të fuqishme, ekzekutimin e Samira Saleh Al-Naimi dhe beson se kjo ka ndodhur për shkak të punës së saj në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. Ky krim i urryer dhe krime të tjera të tjera të ISIS janë krime kundër njerëzimit.ar.sh/Oranews.tv