Panik në një shkollë fillore në Kinë, 6 fëmijë vdesin në ikje, 22 plagosen

Kinë -Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shkollë fillore në Kunming, kryeqyteti i rajonit jugperëndimor Yunnan.Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve Xinhua, e cila thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 me orën lokale në shkollën fillore “Mingtong”.Si pasojë e ngjarjes, 22 persona të tjerë mbetën të plagosur. Agjensia e Lajmeve Xinhua nuk ka dhënë asnjë detaj mbi moshën apo identitetet e viktimave apo të plagosurve.A female relative of a victim cries as she is helped down a staircase near policemen at a hospital, after a stampede at a primary school, in KunmingGjithashtu nuk bëhet i ditur as lloji i aksidentit. Transmetuesi shtetëror kinez tregoi pamjet e një ambulance që mbante të plagosur e të vdekur në shkollën “Mingtong” të premten pasdite.Xinhua tha se autoritetet kieze kanë nisur hetimet mbi incidentin. Në një tjetër ngjarje, po ditën e sotme një person vrau me thikë katër fëmijë të vegjël në një shkollë fillore në rajonin jugor kinez Guangxi.School Stampede Kills 6 In ChinaGjithashtu të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e akteve të dhunës në provincën Xinjiang të Kinës, ngjarje të cilën media shtetërore e konsideron "sulm terrorist serioz".Rajoni në ekstremin perëndimor të Kinës është i populluar nga minoriteti i myslimanëve ujgurë, të cilët janë në konflikt me kinezët e etnisë han.