Kryeministri Jatsenuk: Krimea do të mbetet e Ukrainës
Ukrainë - Përpara liderëve botërorë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri ukrainas, Areseni Jatsenuk, i kujtoi të gjithëve se Krimea do të mbetet gjithmonë e Ukrainës."Krimea u aneksua nga Rusia para pak muajsh. Një shtet themelues i OKB-së, i armatosur deri në dhëmbë, thjesht vendosi ta pushtonte. Në këtë mënyrë Rusia ka shkelur disa marrëveshje ndërkombëtare.I kërkojmë Rusisë të tërhiqet në kufijtë zyrtarë dhe më pas do të rifillojmë bisedimet. Krimea ka qenë dhe do të mbetet e Ukrainës", - tha Jatsenuk, - "Synimi ynë është që të bëjmë çmos për të mbrojtur qytetarët tanë dhe për të arritur paqen mes dy vendeve”.Edhe pse foli në fund të ditës dhe salla ishte pothuajse e boshatisur, Jatsenuk i kërkoi me ngulm Rusisë që të tërhiqej."I bëjmë thirrje rusëve të largojnë forcat ushtarake dhe artilierinë e tyre nga ukraina lindore dhe të mos furnizojë më terroristët. Zoti Putin, mund të fitoni një betejë kundër trupave tanë, por nuk mund të mposhtni një komb, si ai ukrainas", - përfundoi Jatsenuk.