Irak, IS hedh kishën antike në erë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2014, 16:08
Militantët e Shtetit Islamik kanë hedhur në erë një vend të shenjtë paleokristian, të njohur si Kisha e Gjelbër, në qytetin Tikrit.Trupat e grupimit terrorist kanë përzënë mijëra të krishterë dhe besimtarë të besimeve të tjera nga shtëpitë e tyre, dhe nuk është ky objekti i parë antik dhe historic. Përveç kishave janë shkatërruar edhe xhamitë e muslimanëve shiitë, të cilat janë të ndaluara nga sunitët.Pas pushtimit të qytetit Mosul këtë verë, militantët shkatërruan edhe varrin e figurës biblike Xhonah dhe zëvendësuan kryqin që gjendej në Katedralen historike të Shën Efraimit me flamurin e tyre të zi.Oranews.tv