Samir Ujkani zyrtarisht tek Chievo e Veronës
Astu siç u fole dje, portieri i Kombëtares Shqiptare, Samir Ujkani, do të ndërrojë ambient për fazën e dytë të kampionatit. Gardiani i portës kombëtare që në fazën e parë mbrojti ngjyrat e Palermos, në fazën e dytë do të mbrojë ato të skuadrës së Chievo Veronas. Mediat Italiane pas arritjes së marrveshjes nuk kanë hezituar ta bëjnë zyrtare kalimin e porterit kuq e zi në radhët e skuadrës veroneze.Sipas asaj që raportojnë të gjitha mediat Italiane, thuhet se mes drejtuesve të Palermos dhe atyre të Chievo Veronës është arritur marrëveshja për shkëmbimin e portierve të skuadrave të tyre respektive.Në marrëveshjen e arritur mes drejtuesve të klubeve, është vendosur se Samir Ujkani do të kalojë te skuadra e Chievos në formë huazimi me të drejtë blerje përfundimtare të gjysmës së kartonit të portierit Shqiptarë.Tani mbetet vetëm prezenatimi i tij që pritet të ndodhë nga çasti në çast.Përveç kalimit të Ujkanit në radhët e skuadrës së Chievos, një lajm tjetër që po bën bujë në të gjitha mediat ndërkombtare për sa i përket transferimeve të shqiptarëve, është se mesfushori me origjinë Kosovare por që luan për kombëtaren Zvicerane Shaqiri, mund të largohet nga Bayerni I Mynihut. Me ardhjen e Guardiolës në krye të Bavarezëve, pritet që të ketë rotacion në skuadër dhe ky rotacion nuk do të lërë pa prekur edhe mesfushorin me origjinë shqiptare. Sipas mediave Italiane thuhet se në merkaton e ardhëshme, Shaqiri do të ndërrojë ambient, dhe kampionati Italian është më i mundëshmi. Milan dhe Napoli kanë shfaqur interesimin e tyre, ndërsa pritet që edhe skuadra të tjera të hyjnë në tratativa në orët e ardhëshme.