Strategu Ferguson i ofron kontratë të re Rio Ferdinand
Ndryshe nga drejtuesit e Chelsea që kërkojnë të largojnë armatën e vjetër, te skuadra e Manchester Junaitit nuk do të ndiqet kjo rrugë. Trajneri dhe njëkohësisht menaxheri i kësaj skuadre, Ferguson, ka bërë të ditur se skuadra e tij i ka propozuar qendërmbrojtësit Ferdinand, për të rinovuar kontratën me "Djajt" Britanik.Strategu skocez ka bërë të ditur për mediat britanike se: "Tu ofrosh një kontratë të re lojtarve të kalibrit të Ferdinand, Skols dhe Rajan Gigs, është gjithmonë një kënaqësi e veçantë dhe nuk përbën anjëherë problem. Ata janë lojtarë të mëdhenj dhe i kanë dhënë shumë kësaj skuadre, prandaj duhen respektuar për kontributin e tyre. Ne jemi një klub serioz që dimë të respektojmë ata që kanë dhënë shpirtin për këtë fanellë" ka deklaruar Ferguson, duke hedhur disi edhe kunja në adresë të skuadrës së Chelsea e cila ka vendosur të hedhë në rrugë Frenck Lampard, mesfushorin që ka një jetë që luan me Blutë e Londrës.Tani mbetet vetëm përgjigja e Ferdinand nëse do të rinovojë ose jo kontratën 1 vjeçare me "Djajt Britanik".