Premier League, java e 24-të, spikat sfida Arsenal - Liverpool

Pas emocione dhe surprizave që dhuroi Kupa e Anglisë në fundjavë, ku i dhanë lamtumirën këtij kompeticioni skuadra si Liverpul dhe Totenham, futbolli Anglez, rikthehet me të tjera emocione, pasi do të luhet java e 24 e Premier Ligës. Kampionët e Anglisë në fuqi, Manchester City, do të luaj sot një përballje të rëndësishme në transfertë, kundër skuadrës së QPR. Djemtë e Mançinit do të kërkojnë fitoren e radhës për të shkurtuar sadopak diferencat në renditje me Manchester United. Qytetarët britanikë, kanë shvilluar ndeshje mbreslënëse në vitin 2013, duke mos humbur asnjë, madje porta e skuadrës së teknikut Italian mbetet e paprekur në këtë fillim viti. Ndërsa kryesuesit e kampionatit, Manchester United, do të luaj nesër në "Old Trafford", ku do të presë skuadrën e Southampton me qëllimin e vetëm marrjen e tre pikëve përballë tifozërisë vendase. Ajo që konsiderohet edhe ndeshja me e rëndësishme e kësaj mesjave në Premier League, është superpërballja, Arsenal – Liverpool, që do të luhet po ditën e nesërme. Me përballje të tilla si këto dhe shumë të tjera në kampionatin Anglez, spektali është i garantuar.Përveç këtyre takimeve të rëndësishme në javën e 24 të Premier League do të kemi këto përballje:SotAston Villa - NewcastleQPR - Manchester CityStoke City - WiganSunderland - SwanseaNesërArsenal - LiverpoolEverton - West BromwichNorwich - TottenhamFulham - West HamManchester United - SoutheamptonReading - Chelsea