Juve pranë Lopez, por ëndërra mbetet Stephan Jovetiç
Juventusi pas blerjes së Anelka, i cili tashmë ndodhet në Torino dhe ka kaluar me sukses provat mjeksore, kërkon që ti bashkojë grupit të skuadrës edhe një sulmues tjetër siç është argjentinasi, Lisnadro Lopez. Sipas mediave Italiane thuhet se: "Nëse Bardh e zinjtë do të arrijnë të sjellin në Torino sulmuesin e Lyon, atëherë nga skuadra do të largohet njëri mes sulmuesve, Matri ose Kualiarela. I pari vazhdon të pëlqehet nga Alegri, i cili i njeh mirë të dhënat e lojtarit, pasi e ka patur në skuadër, kur ishte trajner i Kaliarit. Ndërsa i dyti, ndiqet prej kohësh nga drejtuesit e skuadrës së Fiorentinës që kërkojnë të formojnë për sezonin e mbetur, treshen sulmuese Jovetiç, Rosi, Kualiarela. Për kalimin e sulmuesit Bardh e zi në radhët e Vjollcëve, drejtuesit e "Zonjës së Vjetër", po mendojnë që nën urdhërat e Kontes, të sjellin sulmuesin malazez, Stefan Jovetiç. Për sezonin e ri, Juve po përgatit programin që të ndërtojë një sulm të përbërë nga Vuçiniç, Giovinco, Llorente, dhe Lopez. Padyshim që ylli i Fiorentinës, Jovetiç, qëndron në krye të listës së dëshirave të skuadrës nga Torino.Për këtë arsye, Juve dëshiron që Quagliarella të shkojë te Fiorentina, në mënyrë që të mbyllë marrëdhëniet e acaruara gjatë merkatos së verës së kaluar, për çështjen Berbatov. Tratativat vijojnë të jenë në pritje të zhvillimeve nga Lyoni, por ëndrra e të gjithë bardh e zinjve, duket se ka mbetur te sulmuesi i talentuar malazez, Stefan Jovetiç. Karakteristikat e këtij lojtari, mendohet në kampin Bardh e zi se janë përfekte për lojën që Antonio Konte, ka injektuar tek skuadra e Juventusit, që kur ky i fundit ka marrë drejtimin e ekipit nga Torino, me të cilin u shpallë kampion në Itali që në vitin e parë të drejtimit.