Messi - Ronaldo, dueli i "Klasikes" ka nisur tashmë
Edhe pak ditë na ndajnë nga klasikja me e madhe e futbollit Botëror mes Barcelonës dhe Real Madrid, por ata që e bëjnë më të bukur janë dy yjet e këtyre dy skuadrave, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.Në prag të kësaj sfide madhështore, që ashtu si gjithmonë pritet të dhurojë emocione të shumta, dy lojtarët më të rëndësishëm të katalanasve dhe madrilenëve e kanë filluar duelin mes tyre disa ditë më përpara, që në ndeshjet e kësaj fundjave në kampionatin Spanjoll.Ronaldo, i cili ishte vendimtar me tre golat e tij në fitoren e Madrilenve kundër Getafes, ka marrë një përgjigje të menjëhershme nga argjentinasi Messi. Ylli i katalanasve i është përgjigjur tripletës së portugezit me një katërgolësh vetëm disa orë më pas. Lionel Messi, me golat e realizuar në takimin kundër skuadrës së Osasunës, ka treguar edhe një herë se është një hap më lartë së Ronaldo dhe se fitimi i “Topit të Artë”, për vitin që sapo lamë pas ka qenë plotësisht i merituar nga "Pleshti" argjentias. Ky duel në distancë mes dy lojtarëve më të mirë të planetit është një sinjal i qartë, se në klasiken e shumëpritur të mesjavës, emocionet, rivaliteti dhe spektakli do të jenë të garantuara. Të dy syperyjet e gjigantëve të futbollit janë kthyer jo vetëm në lojtarë vendimtarë për skuadrat e tyre por edhe në makineri golash. Argjentinasi i katalanasve ka arritur të realizojë deri në këtë sezon futbollistik me Barcelonën, plotë 33 gola, një shifër kjo e lartë që po të vazhdojë me këtë ritëm do të thyej rekordin e tij personal, që shënoi në vitin 2012.Ndërsa nga ana tjetër, edhe ylli i madrilenëve, Ronaldo është rikthyer në ditët e tij më të mira, pasi në javët e fundit e ka shtuar dozën e shënimit të golave duke arritur në kuotën e 21 të tillëve për këtë sezon futbollistik që akoma është vetëm në gjysmën e fazës së tij. Me dy lojtarë që shënimin e golit e kanë të lindur në gen nuk mund të presësh asgjë tjetër përveçse spektaklit të garantuar në supersfidën e ardhëshme të Kupës së Mbretit, e cila do të rikthejë përsëri në mesjavë emocionet që vetëm kjo klasike mund të dhurojë.