Balotelli përgatit terrenin për tu larguar nga Manchester Siti

Kryqëzim merkatoje mes Manchester Sitit, Milan dhe Napolit. Sipas asaj që raporton sot e përditshmja sportive Italiane"La Gazzetta dello Sport", Mario Balotelli, duket gjithmonë e më shumë pranë Milanit dhe për këtë Manchester City, ka filluar sulmin mbi Edinson Cavanin, ndërsa Napoli po mendon për Stefan El Shaaraëyn, duke ofruar 30 milionë Euro për kuqezinjtë, por duke marrë një "jo" nga klubi milanez.Përsa i përket diskutimeve Milan-Balotelli, ato janë në vazhdim dhe pritet të konkretizohen me sukses në orët e ardhshme. Milani duket se është shumë pranë transferimit të sulmuesit Mario Balotelli nga skuadra e Manchester City-t.  Lajmin e ka bërë të ditur sot tabloidi britanik "The Sun", i cili shkruan se kampionët e Premier League-s, shumë shpejtë do të zyrtarizojnë largimin e sulmuesit Italian, për një shifër prej 17 milionë sterlinash."The Sun", shkruan gjithashtu se Milan do të ofrojë edhe mesfushorin Kevin-Prince Boateng, krahas shumës së kërkuar nga Manchester City për Balotellin.Sulmuesi Italian, organizoi një festë lamtumire ditën e djeshme në shtëpinë e tij. Sipas disa burimeve të afërta me Balotellin, mësohet se ai u ka thënë miqëve të tij, se largimi drej Milanos është i pashmangshëm.Tani pritet që ky vendim i sulmuesit të kombëtares Italiane për tu larguar nga ishulli Britanik, të zyrtarizohet nga të dy klubet që me shumë gjasa po gjejnë gjuhën e përbashkët për të arritur një marrëveshje që do ti kënaqë të dy klubet.Manchester City e bleu Balotellin nga Interi në Gushtin e vitit 2010 për 22 milionë paund, por marrdhëniet e tij aspak të mira me teknikun Mançini, kanë bërë që Balotelli të mendojë largimin nga "Etihat Stedium".