Tenis: Djokoviç triumfon në "Australia Open"
Pas triumfit të Azarenkes në tenisin e femrave, në “Australia Open’, është përcaktuar edhe fituesi i meshkujve, serbi, Novak Djokoviç.Numri një i botës, në tenisin e meshkujve, e ka nisur mbarë vitin 2013, duke bërë të tijin, titullin e parë "Grand Slam" të vitit, në Australi.Në finalen e zhvilluar të Melburn, numri një i botës, mposhti rivalin Andi Murraj, në një ndeshje të dyluftuar vetëm në dy setet e saj të parë.Pasi humbi setin e parë kundër britanikut, Djokoviç, gjeti forcat dhe arriti të fitojë setin e dytë. Ndërsa në setin e tretë dhe të katërt, serbi triumfoi përsëri duke i fituar ato me rezultatin 6-3, 6-2. Kjo fitore e numrit 1 në botë, i siguroi atij trofeun e parë për vitin 2013.Djokoviç, ka fituar në karrierën e tij tenistike, gjashtë "Grand Slam", katër herë "Australian Open", nga një herë në "US Open" dhe "Ëimbledon", ndërsa në "Roland Garros" ka mbërritur deri në finale.Nga sukseset e tij të deritanishme, i njohuri me shkurtimin "Nole" në shtypin botëror, ka grumbulluar një total prej 45 milionë dollarësh në formë shpërblimesh për rezultatin.