Ole Gunnar Solskjær, përzgjedh 11-tëshen e artë të epokës Ferguson
Një nga ish sulmuesit legjendë të skuadrës së Manchester United, Ole Gunnar Solskjær, ka zgjedhur formacionin më të mirë të kësaj skuadre, për epokën që djatë britanik, janë drejtuar nga Strategu Skocez, Ferguson. Solskjær, kampion aktual në kampionatin e Norvegjisë me skuadrën e Moldes ka zgjedhur formacionin e ëndrrave që sipas tijë ka qenë më i miri gjatë drejtimit të kësaj skuadra nga Fergi.Në mbrojtjen e katërkëndëshit të Manchester Unitet, Solskjær ka përzgjedhur portierin holandez Van Der Sar, që për të është portieri më i mirë i epokës së Ferguson. Në mbrojtje, Gary Nevillë është përzgjedhur si mbrojtësi më i mirë në krahun e djathtë, ndërsa Denis Irëain si mbrojtësi më i mirë i krahut të majtë.Në qendër të mbrojtjes për Solskjær, më të mirët janë: Jap Stam e Rio Ferdinand, dy gjigandë këta që kanë dhënë shumë për skuadrën e Manchester UnitetNdërsa për sa i përket mesfushës, Roy Keane e Paul Scholes, janë përzgjedhur si mesfushorët më të mirë të qendrës, të mbështetur nga Beckham e Giggs si mesfushorët më të mirë të krahut.Për sa i përket repartit të sulmit, Solskjær, ka përzgjedhur dy lojtarë që kanë lënë gjurmë te skuadra e Manchester Unitet me golat e tyre. Francezi Eric Cantona dhe holandezi Ruud Van Nistelroy, janë dy sulmuesit e preferuar nga ish lojtari i djajve që me një përzgjedhje të tillë ka rënë ndesh edhe me fjalët e Ferguson, që e ka cilësuar skuadrën që ka tani në dispozicion, si më të mirën e të gjitha kohrave. Ajo që bie në sy në këtë 11-tëshe është mungesa e dy sulmuesve aktual te Manchester Unitet apo edhe mungesa e Piter Shmajkel dhe e Kristiano Ronaldos. Ky i fundit, fitoi edhe “Topin e Artë”, kur ishte pjesë e Djajve Britanikë.