Edhe Roberto Baggio pranë skuadrës së Bayern Munchen

Pas largimit nga Federata Italiane e Futbollit, Roberto Baggio, shumë shpejt mund të gjejë një punë të re.Mediat Spanjolle, bëjnë të ditur se ish bishtaleci i kombëtares Italiane mund të bëhet shumë shpejtë pjestar i skuadrës gjermane të Bayer Munchen.Sipas të përditshmeve spanjolle thuhet se miqësia që ka ky i fundit me trajnerin Pep Guardiola, mund të hapë shpresat që Baggio të jetë asistenti i teknikut panjoll në radhet e Bayern Munchen. Tani mbetet për tu parë nëse më të vërtetë miqësia mes tyre mund të konkretizohet në bashkpunim, pasi të gjithë e kujtojnë se Guardiola dhe Baxho luanin bashkë te skuadra e Breshias në kohët më të arta të kësaj skuadre.