"El Clasico" jo vetëm Barça - Real por edhe Messi - CR7

Nesër luhet një nga klasiket me të mëdha të futbollit Botëror, që do të vërë përballë jo vetëm dy skuadrat më të mira globit si Real dhe Barça por edhe dy lojtarët më të mirë të momentit, Messi dhe Ronaldo. Argjentinasi, fituesi i katër “Topave të Artë” radhazi, do të jetë rreziku numër një i Barcelonës përballë Real Madrid, në gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit. Me katër golat e fundit kundër Osasunës dhe ato që i ka shënuar në "El Klasicot" e mëparshme madrilenëve, ylli argjentinas, do të jetë lojtari, ndaj të cilit do të kihet më shumë kujdes.“Santiago Bernabeu”, është një stadium që i "frikësohet" shumë Messit. Në Klasikët e fundit në La Liga dhe Kupën e Mbretit, "pleshti" ka shënuar rregullisht, shpeshherë duke qënë edhe vendimtarë në fitoret e Katalanasve. Shifrat janë ato që e bëjnë edhe më të frikshëm argjentinasin në stadiumet e kryeqytetit Spanjoll. Në "Santiago Bernabeu" dhe "Vincente Calderon", që të dy stadiume të Madridit, janë fushat ku katër herë fituesi i "Topit të Artë", ka shënuar më shumë gola. Në të dy këto stadiume që cilësohen edhe si kundërshtarët më të fortë të Katalanasve, ylli argjentinas ka arritur të shënojë plot 16 gola, nga 8 në secilin prej tyre, duke e bërë një territor ku ai ndjehet si në shtëpinë e tij dhe ku golin e shënonë me një lehtësi të admirueshme.Nga ana tjetër janë kundërshtarët e përhershëm, Kristiano Ronaldo dhe skuadra e Real Madrid. Problemi më i madh për portugezin dhe skuadrën kryeqytetase, në vigjilje të gjysëmfinales së parë të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, nuk janë dëmtimet apo zënkat brënda skuadrës por kartonat e verdhë. Ylli portugez ka marrë shpesh kartona të verdhë javët e fundit dhe në këtë pikë nuk ka mbetur pas as në Kupë, ku kartonin e fundit e mori përballë Valenncias. Sipas rregullit të kartonave të verdhë, nëse Ronaldo merr nesër një të tillë përballë Barcelonës atëherë humbë automatikisht ndeshjen e kthimit në "Camp Nou".Kjo do të jetë një goditje jo vetëm për ekipin e Hose Mourinhos, por edhe për vetë spektaklin e kësaj klasike, e cila nuk do të kishte kuptim pa njërin nga lojtarët kryesorë të kësaj përballje titanësh. Marrja e një kartoni të verdhë nga ana e portugezit, do të thotë një interes më pak për të parë klasiken e kthimit. Në 20 ndeshje me Ronaldon në fushë, Real Madrid ka fituar 15, ndërsa vetë portugezi ka shënuar 180 gola në 176 ndeshje me skuadrën Mbretërore.