PSG fiton ndaj Lille dhe rimerr kreun e renditjes

PSG, është rikthyer përsëri në krye të renditjes pas fitores së vuajtur mbrëmë ndaj skuadrës së Lilës. Kryeqytetasit edhe pse luanin në fushën e tyre, e kanë patur shumë të vështirë gjetjen e golit ndaj një skuadre si Lila e cila ishte vendosur mirë në fushën e lojës dhe sidomos në mbrojtje derisa erdhi edhe gabimi i vetëm që i ndëshkoi në këtë takim. Pas presionit të vazhdueshëm të parizienëve, vendasit nuk arritën të largonin siç duhet një top në zone, i cili përfundoi në rrjetën e tyre dhe rezultoi vendimtarë në rezultatin e kësaj përballjeje. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrejta të paprekura ndërsa në të dytën kapiteni i skuadrës së Lilë, Aurelien Shejdu, në minutën e 66 shënoi një autogol, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Anchelotit, i cili nuk do të ndryshonte deri në vërshëllimën e fundit. U deshë ky autogol i kapitenit, që PSG të merrte fitoren e radhës dhe të rikthehej përsëri në krye të renditjes për të kryesuar kampionatin Francez me pikë të barabarata me skuadrën e Lionit. Kjo e fundit mundi në fundjavë skuadrën e Valencienn me rezultatin 0-2.Në javën e 22 të kampionatit Francez u shënuan këto rezultate:Valencienn - Lion 0 - 2Renne - Marsejë 2-2Evian - Ajasio 1-1Montpelie - Sosho 2-0Nansi - Lorient 2-1Reims - Tolusë 1-1Troua - Brest 2-1Sent Etienn - Bastia 3-0Nice - Bordo 0-1Paris San Zhermen - Lille 1-0