Galiani ndërpret diskutimet për rikthimin e Kaka në Milanelo
Administratori i Milanit, Adriano Galiani, ka mbyllur mundësinë e një tratative tjetër të tij me skuadrën e Realit, për sa i përket transferimit të Kaka në Milanelo."Ne thotë numri 2 i skuadrës Kuqezi, nuk do të punojmë më për të sjellë në skuadër brazilianin Kaka. Madrilenët nuk ka kanë dhënë asnjë mundësi në lidhje me rikthimin e Kaka dhe ne do i ndërpresim tentativat tona, pasi është një punë që nuk mund të bëhet. Ata kanë vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij, ndërsa për një huazim të mundshëm nuk na kanë dhënë asnjë shpresë", ka thënë Galiani për mediat Italiane.Ndërsa në lidhje me Drogba, Galiani është dukur më optimist, pasi shanset që ish kampioni i Europës me skuadren e Chelsit mund të bëhet pjesë e kuqezinjve, mbetet për tu parë derisa të merret miratimi i Sulmuesit Drogba.