Wenger kërkon me ngulm David Villën
Ditët e fundit të merkatos janë të nxehta edhe në Angli, dhe sidomos te skuadra e Arsenalit.Drejtuesit e Topçinjve dhe sidomos trajneri Wenger, po bën të pamundurën që në këto ditë të mbetura të merkatos të sjellë në Londër sulmuesin spanjoll, David Villa. Bomberi Katalanas është një dëshirë e vjetër e teknikut transalpinë, që pritet të nëshkruaj me Arsenalin që në orët e ardhëshme. Wenger ka vënë në dispozicion për të marrë kartonin e Katalanasit, 15 milion Sterlina ndërsa pritet që ky i fundit të pranojë transferimin për në Premier Ligë.Edhe pse drejtuesit e Barçës kanë bërë të ditur se Villa nuk do të largohet nga "Kamp Nou", përsëri e ardhmja e Bomberit Iberik duket gjithnjë e më largë Primera Divizionit, ndërsa Arsenal është me sa duket, destinacioni më i mundshëm për Villën, që ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga Barcelona.