Paulinho kushton shumë shtrenjtë për skuadrën e Interit
Rrugët mes skuadrës së Interit dhe mesfushorit brazilian, Paolinho, janë gjithmonë e më të pamundura për tu bashkuar.Vetë drejtori sportiv i skuadrës së Corinthias ka bërë të ditur se drejtuesit zikaltër nuk kanë bërë asnjë ofertë në drejtim të mesfushorit Paolinho dhe skuadres së Corinthias. "Ne thotë Roberto De Andre, nuk kemi marrë asnjë ofertë nga zikaltrit dhe nga asnjë klubë tjetër për mesfushorin tonë. Nëse ndonjë skuadër e dëshiron me të vërtetë kartonin e Paulinhos, duhet të paguaj shifrën e 20 milion Eurove”, ka bërë të ditur drejtori sportiv i kampionëve të botës për klube, Roberto De Andre. Kjo deklaratë e drejtorit sportiv të skuadrës Braziliane, duket se ka i ka mbyllur dyert presidentit Moratti, për të vënë nën urdhërat e trajnerit Stramacioni, një nga lojtarët më të pëlqyer te skuadra e Interit. Përveç zikaltërve, një interesim për mesfushorin Brazilian ka shprehur edhe skuadra e Chelsea, por duke parë çmimin e lartë të vendosur nga drejtuesit e Corinthias duket se të dyja skuadrat janë dorëzuar në luftën për të sjellë pranë skuadrës një lojtar të talentuar si Paouliho.