Tenis: Azarenka trumfon në "Australia Open" nesër finalja e meshkujve

Tenistja bjelloruse, Victoria Azarenka është fituesja e turneut “Australia Open” për vitin 2013.Numri 1 në botë, Azarenka, ka mundur në finale kinezen Na Li. “Australia Open” është turneu i dytë radhazi që fitohet nga Azarenka brenda dy viteve të fundit, pasi ka qenë pikërisht Bjelloruesja ajo që ka triumfuar edhe vitin e kaluar. Edhe pse Azarenka humbi setin e parë me rezultatin 6-4, ajo arriti që të fitonte dy setet e tjera me rezultatin 6-4 dhe 6-3, rezultate këto që i lejuan asaj të shpallej për të dytin vit radhazi kampione në “Australia Open”. Kjo finale është karakterizuar jo vetëm nga emocione të shumta por edhe me një dëmtim të tenistes kineze, Na Li. Ky dëmtim ndikoi sadopak edhe në rezultatin e këtij takimi që në fund u fitua nga numri 1 i tenisit botëror për femra, nga Viktoria Azarenka.Ndërsa finalja e tenisit për meshkuj që do të luhet nesër, do të jetë mes Novak Djokovi dhe Andy Murray. Ky i fundit arriti të triumfojë ndaj zviceranit Roger Federer tre me dy me sete. Në setin e parë britaniku fitoi 6-4, në të dytin triumfoji Federer 7-6. Setin e tretë, Murray e mbylli me fitore 6-3 ndërsa Federer barazoi përsëri në setin e katërt duke triumfuar me rezultatin 6-7. Ndërsa në setin e fundit ka qënë britaniku ai që e ka fituar atë me rezultatin 6-2, fitore kjo i ka siguruar Murrey pjesmarrjen në finale ku do të ndeshet me numrin 1 në botë, serbin Novak Djokovic.