Disiplina me dorë të hekurt ndaj Juventusit

Disiplina e futbollit, ka marrë masa të hekurta në kampionatin Italian për ngjarjet e ndodhura në javën e 22 të Seria A. Këto masa kanë qenë më të forta për kampionet në fuqi të Italisë, për skuadrën e Juventusit, që në fundjavë u përfshi në polemika të forta me gjyqtarin e takimit Juve - Xhenova. Në këtë takim pati protestime të forta nga ana e bardhë e zinjve, të cilët pretendojnë se gjyqtari i ndeshjes u mohoi atyre fitoren.Këto masa të marra nga disiplina e kanë prekur pothuajse të gjithë stafin drejtues të skuadrës së Juventusit.Dënime të ashpëra janë dhënë për trajnerin Antonio Conten, që do të mungojë dy javë në drejtimin e skuadrës, së bashku me mbrojtësin Leonardo Bonuçi, këta të dy kanë marrë edhe nga 10 mijë Euro gjobë. Masa ndëshkuese ka patur edhe ndaj administratorit të përgjithshëm, Pepe Marotta, i cili nuk do të jetë pranë skuadrës deri me 18 Shkurt, ndërsa për klubin e Juventusit, është vënë një gjobë prej 50 mijë Eurosh. Një ndëshkim për këtë çështje ka marrë edhe mbrojtësi Chielini, i cili është pezulluar për një javë ndërsa ka marrë edhe 5 mijë Euro gjobë. Këto janë vendimet e Gjykatës Sportive për protestat e bardhezinjëve pas ndeshjes Juventus-Genoa, e cila përfundoi 1-1, por që u cilësua nga bardh e zinjtë si një rezultat i ndikuar nga vendimet e arbitrit kryesorë, që në fund rezultoi të ishte një tifoz i skuadrës së Napolit.Përveç ndëshkimeve të skuadrës së Juventusit, disiplina ka dhënë ndëshkime edhe për lojtarët e skuadrave të tjera.Me dy javë skualifikim janë ndëshkuar Aquilani i Fiorentinës dhe Mikoli i Palermos, një javë ndëshkim do të kemi për: Brivion e Atalantws, Alvarez e Castro të Katanias, Antonelli (Genoa), Aronica e von Borgen (Palermo), Biava e Dias (Lazio), Britos e Campagnaro (Napoli), Obiang (Sampdoria), Pjanic (Roma), Vucinic (Juventus).