Ndalen Juve dhe Lacio, Napoli dhe Milan shfrytëzojnë në maksimum mundësitë
Java e 22-të e Seria A, ka nisur me surpriza, pasi Lacio dhe Juventus që kryesonin kampionatin Italian kanë bërë një hap të gabuar në ndeshjet e luajtura në mbrëmjen e së Shtunës.Pas humbjes së Lacios në “Olimpiko”, kundër skuadrës së Kievos, edhe bardhezinjtë kanë barazuar 1-1 në shtëpi, kundër skuadrës së Xhenoas. Hapin fals të kryesuesve të renditjes në Seria A, e kanë shfrytëzuar në maksimum Milan dhe Napoli, duke reduktuar sadopak diferencën me kreun e renditjes. Si kuq e zinjtë ashtu edhe Napoletanët, kanë marrë tre pikët e radhës në këtë fundjavë edhe pse luanin në transferta të vështira. Skuadra e teknikut Maxarri, ka fituar jo me pak vështirsi në Tardini përballë Parmës, ndërsa njeriu i ndeshjes është sërish, Edinson Kavani, i cili riktheu avantazhin për miqtë dhe vulosi rezultatin e kësaj ndeshje në 1-2. Ndërsa skuadra e Massimiliano Allegrit, fitoi në Bergamo përballë Atalantas me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga i zakonshmi, Stefan El Shaaraui, në 45 minutat e para. Ky gol u mjaftoi kuq e zinjve për të siguruar tre pikët e radhës dhe për të rritur shpresat e pjesmarrjes në Chempions Ligë. Me këto fitore, Napoli ndodhet tashmë në vendin dytë, vetem tre pikë larg Juventusit kryesues, ndërsa Milan ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të 5-të, 3 pikë më pak se Interi që ka barazuar 2-2 përballë Torinos. Golat për zikaltrit u shënuan nga Chivu në minutën e 5 dhe Cambiasso në të 67-ën, ndërsa për miqtë nga Torino, Megjorini shënoi një dopitë personale në minutën e 23-të dhe 53-të. Ajo që bie më shumë në sy në këtë javë të kampionatit Italian, është fitorja e thellë e Sampdorias kundër skuadrës së Peskarës me rezultatin 6-0. Në këtë përballje, shkelqeu lojtari i ri i talentuar, Ikardi. Ky i fundit, pasi i shënoi një dopiet Juventusit, la gjurmët e tij edhe në këtë javë, duke shënuar plot 4 gola, që tashmë e vendosin atë në qendër të merkatos dimërore, ku shumë skuadra dëshirojnë ta bëjnë për vete lojtarin që mendohet se do të ketë një të ardhme të shkëlqyer.Në javën e 22-të të Seria A, janë shënuar këto rezultate:Lacio - Kievo 0-1Juventus - Xhenova 1-1Bolonja - Roma 3-3Atalanta - Milan 0-1Kaliari - Palermo 1-1Katania - Fiorentina 2-1Parma - Napoli 1-2Sampdoria - Peskara 6-0Udineze - Siena 1-0Inter - Torino 2-2