Catania mendon të shtojë armatën shqiptare në skuadër

Catania, pas blerjes së sulmuesit shqiptar, Edgar Çani, po mendon që në skuadër të sjellë edhe një tjetër lojtar me origjinë shqiptare.Sipas "La gazeta dello sport" thuhet se Blerim Dzemaili, është emri më i lakuar në zyrat e drejtuesve të Catanias për të veshur që në këtë merkato fanellën e klubit Siçilian. Kalimit i Dzemailit te skuadra Siciliane mund të vijë pasi mesfushori  nuk është i kënaqur me hapsirat që ka te skuadra e Napolit, sidomos pas ardhjes së kroatit Rodoseviç, i cili pritet ti zërë vendin lojtarit me origjinë Kosovare por që mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës. Në orët e ardhshme pritet të mësohet më shumë rreth këtij transferimi që sipas mediave italiane është punë e kryer, pritet vetëm zyrtarizimi.