Mungon Casillas, drejtuesit e Real nënshkruajnë me portierin Costa

Reali i Madridit do të bëjë pa portierin kryesor dhe kapitenin e skuadrës të paktën për dy muajt e ardhshëm.Dëmtimi i Kasillas, do ta lërë këtë të fundit jashtë fushave për 2-3 muajt e ardhshëm, ndërsa Madrilenët menjëherë kanë gjetur zëvendësuesin e tij që do të jetë portieri i Sevillas, Diego Costa, që ka nënshkruar me Madrilenët deri në vitin 2017.Ky operacion u ka kushtuar kryeqytetasve 4 milion Euro, ndërsa gardiani Kosta, pritet të zërë vendin e Kasillas në portën Madrilene. Paraqitjet jo të mira që ka bërë i riu Adan, ka bërë që drejtuesit e skuadrës kryeqytetase të hidhen në sulm dhe të sigurojnë shërbimet e portierit Costa. Ky i fundit do të jetë në një rivalitet të fortë me portierin Adan, për sa i përket një vendi titullar në katërkëndëshin e skuadrës Mbretërore, pasi Adan pëlqehet së tepërmi nga Portugezi Mourinho.Shpeshherë kemi parë që Mourinho ka lënë në stol një legjendë të Real Madrid si Casillas dhe tani që ai është dëmtuar, vendin e tij pritet ta zërë Adan një herë e përgjithmonë, të paktën për sa kohë "Special One" të jetë trajner i Madrilenve.