Dorëzohet Inter, Paulinho kushton shumë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2013, 15:54
Drejtuesit e Interit duket se janë dorëzuar në tentativën për të sjellë pranë skuadrës së tyre, brazilinin Paulinho.Çmimi i lartë i kartonit, i vendosur nga drejtuesit e Corinthians, ka bërë që Moratti dhe Branca të tërhiqen për momentin nga gara për të marrë shërbimet e brazilianit të talentuar.Pas ndeshjes me Torinon, numri 1 i skuadrës Zikaltër ka deklaruar se: "Braziliani kushton shumë dhe ne nuk jemi në gjendje të përballojmë një shifër të tillë që kërkojnë ata. Do të shohim në ditët e ardhëshme nëse ata do ta ulin çmimin. Nëse jo atëherë Paulinho nuk do të vi te Interi”. Ndërsa më tej Moratti ka shtuar se së fundmi po interesohet edhe për lojtarin e Anderleht, 27 vjeçarin Lukas Bilja.