Primera Divizion, java e 20-të

Pas emocione të shumta që dhuroi Kupa e Mbretit, futbolli spanjoll rikthehet sot, neser dhe pasneser me të tjera emocione pasi do të luhet java e 20 e Primera Divizion. Valencia që tashmë i dha lamtumiren Kupes së Mbretit kundër Real Madrid do të luajë sot përballë Deportivos në transfertë në një takim që pritet të dhurojë emocione të forta. Ndërsa tre biget e kampionatit spanjoll do të kenë impenjimet e tyre neser ku dy gjigantet e futbollit iberik do të luajnë këtë javë përballë tifozërisë vendase. Reali i Madridit, që këtë vit ka treguar shumë luhatje sidomos në kampionat, do të presë në Bernabeo skuadren e Getafes, ndërsa Barcelona e teknikut Vilanova do të presë në Kam Nou ekipin e Osasunes. Katalanasit pas humbjes së parë në kampionat kundër Real Socidad në javen e kaluar do të kërkojnë të rikthehen te fitorja përballë publikut të zjarrtë vendas. Ndërsa Atletiko Madrid që aktualisht mban vendin e dytë në Primera Division ka një përballje të vështirë në transfertë kundër Baskëve të Atletiko Bilbaos.Kështu në javen e 20 të La Ligas për diten e sotme do të kemi këto përballje:SotCelta de Vigo ? - ? Real SociedadLevante ? - ? ValladolidZaragoza ? - ? EspanyolDeportivo La Coruna ? - ? ValenciaNeserReal Madrid ? - ? GetafeRayo Vallecano ? - ? Real BetisBarcelona ? - ? OsasunaAthletic Bilbao ? - ? Atletico MadridMallorca ? - ? MalagaJava e 20 të kampionatit Spanjoll mbyllet të hënen me përballjen Sevilla - Granada.