Fiton Dortmund, pritet reagimi i Bayern Munchen

Borusia e Dortmundit ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në javen e 19 të kampionatit Gjerman. Verdhezinjtë pas fitores së thellë 5-0 në fundjaven e kaluar kundër skuadres së Verder Bremen, kanë shënuar një tjetër fitore të paster 3-0 ndaj ekipit të Nurnbergut në Sinjal Iduna Park. Me këtë fitore të dytë radhasi djemt e teknikut Jurgen Klop i kanë dhënë sinjale të qarta kryesuesve të Bayern Mynih se akoma nuk janë dorzuar në luften për titullin kampion edhe pse diferenca vazhdon të jetë e madhe në renditje. Vendasit treguan se që në fillim të lojes dominimin e tyre, duke arritur të shënojnë golin e parë që në minuten e 18 me anë të një 11-metershi të Baziskovskit. Poaku i skuadres së Dortmund do të shënojë një tjetër gol për skuadren e tij vetem pas 3 minutash, duke dyfishuar rezultatin e takimit dhe duke shënuar një dopiet personale në këtë takim që pothuajse e merr drejtimin që në 20 minutat e para. Në pjesën e dytë vazhdoi loja dominuese e skuadres së Dortmundit që do të realizonte edhe një tjeter gol në minutat e fundit të takimit. Polaku tjetër Robert Levandoëski do të vulos gjithçka në këtë takim me golin e tij 2 minuta para përfundimit të kohes së rregullt, pas asistimit të saktë të mesfushorit Rojs. Me këtë fitore Dortmundi ngjitet në vendin e dytë me 36 pikë, 9 pikë më pak se sa Bajerni i Mynihut që neser do të luajë përballë skuadres së Stuttgartit në Aliams Arena.Në javen e 19 të kampionatit Gjerman për diten e sotme do të luhen këto takime:SotAugsburg ? - ? SchalkeEintracht Frankfurt ? - ? HoffenheimGreuther Furth ? - ? MainzHannover ? - ? WolfsburgMonchengladbach ? - ? Fortuna DusseldorfFreiburg ? - ? Bayer LeverkusenNeserHamburger SV ? - ? Werder BremenStuttgart ? - ? Bayern Munich