Liga 1 Franceze, java e 22-të

Liga 1 Franceze ka luajtur dje ndeshjen e parë për javen e 22, ku skuadra e Lionit pasi ka fituar në transfertë kundër ekipit të Valensienn me rezultatin 0-2 ka arritur përsëri të rimarrë kreun e renditjes duke shpresuar që kryeqytetasit e PSG të bëjnë ndonjë hap falas për të mbetur ata kryesuesit e kampionatit francez. Goli i parë në katë takim erdhi shumë shpejt për skuadren mike, e cila arriti të realizojë që në minuten e 8 të takimit me anë të Fofana duke kaluar shumë shpejt në avantazh. Ky avantazhi i shpejtë i miqve nga Lion do të ndikojë në administrimin e lojes së kryesuesve, të cilet do të shënojn një tjetër gol në minuten e 28. Sulmuesi i kombëtares Franceze Gomis do të jetë autori i golit të dytë për skuadren e Lion, që do të mbylë ndeshjen që në 45 minutat e para pasi në fraksionin e dytë të lojes nuk do të kemi ndryshim rezultati edhe pse rastet nuk munguan për të ndodhur një gjë e tillë. Pas kësaj fitore të rëndesishme skuadra e Lion mban aktualisht vendin e parë në renditjen e kampionatit Francez, duke pritur rezultatin mes PSG dhe Lile që do të luhet diten e neserme.Në javën e 22 të Liges 1 Franceze për diten e sotme do të kemi këto përballje:SotRennes ? - ? MarseilleEvian Thonon Gaillard ? - ? AjaccioMontpellier ? - ? SochauxNancy ? - ? LorientReims ? - ? ToulouseTroyes ? - ? BrestNeserSaint-Etienne ? - ? BastiaNice ? - ? BordeauxParis S.G. ? - ? Lille