Juventus zyrtarizon blerjen e Anelka dhe Matheus, djalit të ish brazilianit Bebeto.
Pas blerjes së Sulmuesit Lorente i cili do t’u bashkohet bardhë e zinjve në fillim të Qershorit skuadra torineze ka bërë një tjetër goditje në merkato. Bardh e zinjtë kanë nëshkruar një kontratë më sulmuesin veteran francez Nikolas Anelka i cili do të kalojë në radhet e bardh e zinjve për 6 muajt e ardhshëm me të drejtë rinovimi edhe për për një vit tjetër sipas paraqitjeve që ish sulmuesi i Chelsea do të bëj me skuadrën e "Zonjes së Vjetër". Pas arritjes së marrveshjes Anelka ka udhëtuar drejt qytetit të Torinos ku pritet t’u nënshtrohet vizitave mjeksore për të kaluar testet dhe për të veshur pastaj fanellen bardh e zi të Juventusit. Kujtojmë që Anelka ka luajtur deri më tani në kampionatin Kinez për skuadrën e Shangai Shenhua së bashku me ish sulmuesin tjetër të Chelsit Didier Drogba. Për kalimin e sulmuesit francez në radhët e bardh e zinjve një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe ish tekniku i bardh e zinjve Karlo Ancheloti i cili u ka konfirmuar drejtuesve bardh e zi se Anelka gëzon një formë të mirë sportive pasi ky i fundit që nga fillimi i vitit të ri është duke u stërvitur me skuadrën e PSG për të qenë në formë pasi në Kinë kampionati i këtij vendi është pushim. Përveç Lorentes dhe Anelkas sulmit të bardh e zinjve shumë shpejt mund tu bashkohet edhe një tjetër emer siç është ai i Argjentinasit Lisandro Lopez. Sulmuesi Argjentinas aktualisht luan për skuadren e Lion ndërsa drejtuesit bardh e zi po punojnë fort që edhe ai të bëhet pjesë e skuadrës së Juventusit për të ndihmuar këtë skuadër në arritjen e objektivave të këtij sezoni. Tashmë tekniku Konte ka me ardhjen e këtyre sulmuesve do të ketë më shumë mundësi zgjedhje në repartin e Avancuar. Përveç përforcimeve në repartin e avancuar sipas mediave Italiane thuhet se Juventus ka arritur një marrveshje edhe me talentin Brazilian Mateus. Ky i fundit është vetem 18 vjeç dhe premton shumë për të ardhmen. Lojtari i Flamengos konsiderohet nga analistet e futbollit si pasardhësi i Brazilianit të njohur Bebeto pasi është edhe djali i këtij të fundit. Sipas Sport mediaset thuhet se Juventus ka nënshkruar një kontratë me talentin e të ardhmes për 5 vitite, ndërsa ka paguar për kartonin e tij 2 milion euro. Tani pritet që në orët e ardhshme ai të mbërrijë në torino për tu bashkuar me skuadrën e Juventusit.